Ferizaj: I moshuari gjen para në rrugë, i dorëzon në polici
Më datë 12.01.2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Cakolli, i moshës 61 vjeç, i cili ka dorëzuar një shumë të caktuar të parave, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Ftojmë qytetarin- pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave, të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare. /Periskopi/



