Deda: Presidenti i ardhshëm duhet të ketë dije të mirë për politikën e jashtme

Deda: Presidenti i ardhshëm duhet të ketë dije të mirë për politikën e jashtme

Opinionisti Ilir Deda ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke qenë fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit duhet të nis konsultimet me partitë politike për presidentin.

“Kosova deri sot gjithmonë e ka pasur një lloj marrëveshje të partive politike për presidentin apo presidenten. Për ta parë si do të sillet z.Kurti, duket të shohim a do të fillojë procesi i konsultimit me partitë politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re”, tha ai në klan Kosova.

Sipas tij, duhet parë edhe “turbulenca ndërkombëtare” që thotë se është faktor i rëndësishëm.

“Në atë diskutim sipas meje duhet të jetë shumë i rëndësishëm një lexim i drejt i turbulencës ndërkombëtare e cila po ndodh, në bazë të cilit duhet ditur që presidenti apo presidentja duhet të ketë dije të mirë në politikën e jashtme”, tha Deda i cili shton se “në bazë të këtyre dy të parave vendosin partitë a duan të vazhdojnë me Vjosën, apo duan ta gjejnë një kandidat tjetër”./Periskopi/

Shpërndaje në: