Avokati i “Ridit” në skandalin e Rezervave Shtetërore: Na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës

Avokati i “Ridit” në skandalin e Rezervave Shtetërore: Na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me Rezerva Shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut Halimi, tha se gjatë procedurës gjyqësore ka ndodhur një situatë e paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës, EO, transmeton Periskopi.

Ai deklaroi se gjykata i ka detyruar mbrojtësit që të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa i pasur në dispozicion shkresat e lëndës, duke e cilësuar këtë si një rast “non sens”.

“Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens. Sa i përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, tha ai.

Shpërndaje në: