Berisha kërkon hetim nga Prokuroria: Miliona euro janë vjedhur nga taksat tona, prej disa hajdutëve që nuk jetojnë në Kosovë

Berisha kërkon hetim nga Prokuroria: Miliona euro janë vjedhur nga taksat tona, prej disa hajdutëve që nuk jetojnë në Kosovë

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, ka reaguar ashpër lidhur me zbatimin e Masës 3.5- për Shtesat për Fëmijë, për personat që nuk jetojnë në Kosovë duke akuzuar për një vjedhje të milona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga Prokuroria për hetim të plotë.

“1.1. Përfitimi nga Programi i Shtesave për Fëmijë.Të drejtën në përfitime dhe mbështetje në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë e kanë të gjithë fëmijët deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeqare (16 vjeç) që kanë shtetësi dhe janë rezidentë në Republikën e Kosovës.Prokuroria e shtetit të Kosovës duhet të lëviz, pasi është në dijeni se në fund të vitit të kaluar, ka ndodhën një vjedhje masive e miliona eurove nga taksat tona, prej disa hajdutëve që nuk jetojnë në Kosovë, të cilët duhet të dalin para organeve të drejtësis, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se falsifikimi dhe mashtrimi janë vepra penale që sanksionohen me ligj, prandaj duhet të mirren masa, pasi bëhet fjalë për disa hajdutë recidivistë./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: