Emisari Sorensen nis vizitën zyrtare në Kosovë

Emisari Sorensen nis vizitën zyrtare në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës.Sorensen pritet që të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Kujtojmë se nga ora 10:00 është paralajmëruar takimi i tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, , shkruan portali Dukagjini, transmeton Periskopi.

Sorensen do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën dhe enjten.Kujtojmë se kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt./Periskopi

Shpërndaje në: