Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi është diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, raporton Periskopi.
“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian”, ka shkruar ai.
Hamza para të Sorensenit është zotuar se PDK mbetet e përshktuar për bashkëpunim më partnerët ndërkombëtar.
“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



