Ambasada britanike përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasada britanike në Kosovës ka kujtuar viktimat e Masakrës së Reçakut që ndodhi 27 vjet më parë.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë njoftoi dhe në ceremoninë përkujtimore për të nderuar 45 viktimat e kësaj masakre ka marrë pjesë zëvendësambasadori Paul O’Connor.
“Zëvendësambasadori ynë mori pjesë në ceremoninë e sotme për të nderuar 45 jetët e pafajshme të humbura dhe për të shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe thirrjet e tyre për drejtësi”, thuhet në njoftim./Periskopi/



