Operacion i SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët në zonën e “Myslym Shyrit”, goditet një bazë e call center’it
Një operacion blic i SPAK-ut, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit, u zhvillua për të goditur një bazë të një call center-i që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Operacioni u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe sipas informacioneve, ai ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, raporton euronewsal, transmeton Periskopi.
Në operacion mori pjesë edhe vetë drejtori i BKH-së, Jon Keta.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi çështjen./Periskopi/



