“Do të kthehem në Iran”, Princi u bën thirrje iranianëve dhe botës
“Bashkpatriotët e mi të guximshëm… kanë nevojë për ndihmën tuaj urgjente tani”, tha Princi i Kurosës së Iranit, Reza Pahlavi.
Regjimi në pushtet iranian po “sulmon ashpër, si një kafshë e plagosur, i dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit”, sipas tij – sepse është “pranë shembjes”.
Ai gjithashtu përsërit ofertën e tij për të udhëhequr një qeveri të re iraniane dhe se së shpejti do të kthehet në vend.
“Sot, ndërsa bashkatdhetarët e mi më bëjnë thirrje për udhëheqje, unë riafirmoj zotimin tim të përjetshëm duke u futur në krye të lëvizjes që do ta shpëtojë vendin tonë nga forca armiqësore anti-iraniane që e pushton dhe vret fëmijët e tij”, deklaroi Pahlavi, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Do të kthehem në Iran. Jam në një pozicion unik për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm”, shtoi ai.
“Ky nuk është mendimi im. Ky është vendimi i dhënë me zë të lartë dhe të qartë nga populli përballë plumbave.”
Ndërsa Pahlavi i lutet bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë, ai tha se po i kërkon “botës të bëjë gjashtë gjëra”:
Të mbrohet populli iranian duke degraduar kapacitetin represiv të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit;
Të ushtrojë dhe të mbajë presionin maksimal ekonomik mbi regjimin;
Mundësimi i aksesit të pakufizuar në internet;



