Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këtyre zgjedhjeve është lënduar
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas daljes në pah të manipulimit me vota për kandidatët për deputetë gjatë rinumërimit që po bëhen në disa komuna të Kosovës.
Sipas tij, rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.
Ai ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.
“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shprehur habi se qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje ende.
“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj. /Periskopi/
Postimi i plotë:
Rinumërimi sjell ‘avullim votash’ edhe te kandidatët për kryeministër – humbjes i prinë Kurti



