Anëtari i PDK në KQZ: Do të kërkoj rinumërim të votave në nivel vendi

Anëtari i PDK në KQZ: Do të kërkoj rinumërim të votave në nivel vendi

Ilir Gashi anëtar i PDK në KQZ ka thënë se në mbledhjen e KQK në orën 13 e 30 do të kërkoj rinumërim të votave në gjithë vendin, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se këtë kërkesë do ta përcjell pasi kryetar i PDk Bedri Hamza pak më parë kërkoi që në nivell vendi të ketë rinumërim votash të 28 dhjetorit.

Kërkesa e plotë:

Të nderuar miq,
Sot në ora 13:30 mbahet mbledhja e KQZ-së.
Me kërkesë të Kryetarit, z. Bedri Hamza, si përfaqësues i PDK-së në KQZ, do të propozoj që KQZ të marrë vendim për numërim tërësor të votave, si e vetmja mënyrë për të ruajtur dhe nxjerrë të vërtetën mbi integritetin e votës së secilit qytetar.
Ne do ta nxjerrim mbi tavolinë votën e çdo qytetari dhe pa asnjë dyshim do të shkojë aty ku ata kanë votuar.
Transparenca është garancia më e fortë e demokracisë dhe e vërteta nuk mundë të humbet kur çdo gjë është e hapur
Transparencë. Integritet. Demokraci.

Shpërndaje në: