Ymeri i reagon KEK-ut: Padia është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti

Ymeri i reagon KEK-ut: Padia është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, ka reaguar pasi Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se ka parashtruar padi ndaj deklaratave të saj “të pasakta, propaganduese dhe të pavërtetuara lidhur me prodhimin e energjisë elektrike”.

Ymeri ka radhitur disa pika për ta sqaruar qëndrimin e saj, ndërsa ka deklaruar se nuk do të hesht për këtë çështje, transmeton Klankosova.tv

Ajo tha se padia e bërë publike ka për qëllim frikësimin e saj, prandaj po e kthen ëprgjigjen publikisht.

“Sipas LIGJIT NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES, Neni 5.4, autoritetet publike ndalohen shprehimisht të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje. KEK-u është 100% shtetëror. Juristët e KEK-ut e dinë (ose duhet ta kenë ditur) këtë, por e kanë dorëzuar padinë vetëm për tendencë frikësimi dhe përndjekjeje – gjë që dëshmohet edhe nga publikimi i qëllimshëm i adresës sime të banimit qe është shkelje flagrante e LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Duke marrë parasysh që KEK është një ndërmarrje e menaxhuar nga të emëruar politikë, kjo padi është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti dhe sejmenet e tij në KEK.

Analizat e mia gjithmonë janë bazuar në fakte që mund të vërtetohen publikisht, por fatkeqësisht edhe të përjetohen në lëkurë (terr dhe shtrenjtimi i rrymës). Po flasim për një korporatë, ish-Kryeshefi i së cilës, Nagip Krasniqi, aktualisht po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po flasim për “dështime teknike” të çuditshme që ndodhin pikërisht kur çmimet e importit janë në kulm. Të ngresh zërin për këtë nuk është shpifje, është detyrë.” /Periskopi/

KEK ngre padi ndaj Janina Ymerit

Shpërndaje në: