Abdixhiku reagon pas (mos) dorëheqjes: Kuvendi i 31 janarit nuk është krizë, por mundësi për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe për të dalë më të fortë

Abdixhiku reagon pas (mos) dorëheqjes: Kuvendi i 31 janarit nuk është krizë, por mundësi për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe për të dalë më të fortë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti.

Abdixhiku ka thënë se pas diskutimit të hapur kanë marrë vendim që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, aty ku sipas statutit, vendoset për cështjet më të rëndësishme të partisë.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se Kuvendi i 31 janarit nuk është krizë, por mundësi.

Tutje, ai shkruan se pas Kuvendit, LDK do të ecë përpara më e qartë dhe më e bashkuar për betejat që e presin këtë subjekt./Periskopi/

‘Pazari’ i Abdixhikut me dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

LDK cakton 31 janarin për zgjedhjen e kryetarit të partisë

Shpërndaje në: