Vlerësimi i ekspertëve: Votimi digjital, shpëtim i demokracisë

Vlerësimi i ekspertëve: Votimi digjital, shpëtim i demokracisë

Vota me stilolaps mund të zëvendësohet, derisa shkuarja në qendrat e votimit mund të mos jetë më e nevojshme për Kosovën.

Krejt kjo mund të bëhet me sistemin elektronik që do t’ua mundësonte kosovarëve të votojnë edhe prej shtëpisë.

Sipas themeluesit të platformës e-Kosova, kjo mund të bëhet lehtësisht, veç paraprakisht shteti duhet t’i kryejë disa punë.

“Ndërtohet sistemi, zhvillohet softueri i dedikuar, krijohet platforma për votim elektronik dhe furnizohet shteti apo KQZ-ja me pajisjet e votimit elektronik, të cilat mund të jenë display, tabletë ose pajisje me touch screen, që e integrojnë votimin brenda sistemit”, është shprehur Kujtim Gashi, ish-drejtor i përgjithshëm i ASHI.

Pavarësisht që duket më i shtrenjtë, ky mekanizëm votimi do t’ia kursente goxha para kuletës së Kosovës.

Edhe rezultatet do të shpalleshin në kohë rekord, sipas ekspertit të rrjeteve sociale, Valon Kerolli.

Ai tha se kjo formë votimi do ta pamundësonte ndërhyrjen e dorës së njeriut në rezultate, siç ndodhi me ato të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025./Periskopi/

Shpërndaje në: