Hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hakuar faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit.
Përmes një njoftimi për media, Komuna ka bërë thirrje që të mos besohen postimet e faqes së njëjtë, deri në njoftimin e radhës.
“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj. Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit”, thuhet në njoftim./Periskopi/
Postimi i plotë:



