Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, 15 të lënduar
15 persona u plagosën kur një tren udhëtarësh doli nga shinat pasi një kangjella mbrojtëse u shemb mbi shinat pranë Barcelonës, thanë shërbimet e emergjencës.
Stacioni televiziv spanjoll TVE raportoi se katër persona, përfshirë makinistin e trenit, u plagosën rëndë.
Ky aksident ndodhi vetëm dy ditë pas një aksidenti të rëndë hekurudhor në Andaluzi, në të cilin vdiqën 42 persona./Periskopi/



