Ronaldo merr 260 herë më shumë para sesa futbollistja më e paguar në botë
Aitana Bonmatí është futbollistja më e paguar në botë.
27-vjeçarja së fundmi është bërë pjesë e një krahasimi që e tregon njëherësh pasigurinë dhe pabarazinë e madhe mes pagave në futbollin e meshkujve dhe të femrave.
Sipas raportimeve, futbollistja e Barcelonës i fiton rreth 1 milion euro në vit, ndërsa Cristiano Ronaldo, që është afër t’i mbushë 41 vjet, e ka një pagë vjetore prej 260 milionë eurosh te Al Nassr.
Në terma simbolikë, vetëm një muaj page e Ronaldos është ekuivalent me 21 vite e gjysmë të pagës së Bonmatít.
Ky krahasim e nxjerr në pah diferencën drastike në vlerësimin ekonomik mes futbollistëve dhe futbollisteve, edhe kur kemi të bëjmë me talent, rezultate dhe ndikim global.
Bonmatí është një nga figurat kryesore të skuadrës së Barcelonës, ka fituar tituj të shumtë, përfshirë Champions League për femra, dhe luan një rol vendimtar në kombëtaren e Spanjës, ndërkohë që paga e saj është vetëm një pjesë e vogël e asaj që e merr një yll i nivelit të lartë te meshkujt.
Ky fakt ngre debate mbi barazinë gjinore në sport, vlerësimin e futbollisteve profesioniste dhe mënyrën se si klube dhe sponsorë shpërndajnë resurset financiare.
Një krahasim i tillë nuk është vetëm statistikor – ai e tregon edhe realitetin e një jete sportive që shpesh nuk i reflekton meritat e lojtarëve dhe lojtareve, veçanërisht të femrave, raporton Express, transmeton Periskopi.



