Kamberi për miratimin e rezolutës: Hap i rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kamberi për miratimin e rezolutës: Hap i rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shapi Kamberi, vlerësoi miratimin nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së të rezolutës H.R. 6411, e cila adreson diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai falënderoi kongresistët amerikanë dhe komunitetin shqiptar për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë një fitore të rëndësishme politike dhe morale dhe një hap drejt përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia.

“Një betejë e gjatë dhe e drejtë, sot e kurorëzuar me sukses. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi, duke shtuar se “zëri ynë u dëgjua dhe puna jonë po shihet”./Periskopi/

Kongresi amerikan shqyrton diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shpërndaje në: