Avokati Koci: Vjedha e votave u bë më mbështetjen e strukturave të larta të partisë
Ariant Koci, avokat ka komentuar arrestimet e hajnave të votave në Prizren, raporton Periskopi.
Sipas tij, vjedhja industriale e votave mund të bëhet vetëm prej grupeve të organizuara kriminale, që kanë mbështetje te disa struktura të larta partiake.
“Si duket, shumica e komisionerëve të zgjedhjeve qendrore kanë qenë të njëjtit edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Si duket, shumica e komisionerëve të zgjedhjeve qendrore kanë qenë të njëjtit edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Nëse kjo del e vërtetë, atëherë problemi s’është veç te një palë zgjedhje.
Vazhdimisht e kam thënë: manipulimi i votës është skemë kriminale.
Vjedhja industriale e votave mund të bëhet vetëm prej grupeve të organizuara kriminale, që kanë mbështetje te disa struktura të larta partiake.
Prandaj, po, nuk kemi zgjedhje. Kemi lojë me qytetarin.
Pa një mini revolucion, nuk ecë kjo shoqëri përpara
P.S.
Arrestimet në masë, i kam paralajmëru qe disa ditë.



