Rinumërimi i votave vazhdon në QNR, përfundon në 21 komuna

Rinumërimi i votave vazhdon në QNR, përfundon në 21 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit të KQZ’së është bërë e ditur se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 52% apo 1,342 nga 2,557 vendvotime.

“Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , në hapësirën QNR Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftim./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: