Molliqaj kritikon ish-opozitën: E forcuan Kurtin – thjesht s’janë politikanë
Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit që lamë pas.
Molliqaj tha se ish-opozita nuk ka pasur ndonjë kauzë, teksa shtoi se e njëjta i ka ndihmuar në shumë mënyrë pushtetit aktual, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
“Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit me qenë më i fortë se në 2021-ën”, tha Molliqaj.
Megjithatë, kritikat e politikanit ndaj ish-opozitës nuk kanë pasur të ndalur.
Ai i akuzoi partitë opozitare për naivitet politike, duke thënë se ata nuk janë politikanë.
“Opozita ka dashur të marrë pushtet pa bërë kurrgjë. Naivitet politik, kanë menduar që politika funksionon si biznes. Thjesht, nuk janë politikanë”, tha ai./Periskopi/



