Dallaveret me vota, për 22 komisionerë dhe një vëzhgues kërkohet paraburgim

Dallaveret me vota, për 22 komisionerë dhe një vëzhgues kërkohet paraburgim

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona.

Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit.

Derisa për një të pandehur tjetër, në cilësinë e vëzhguesit ngarkohen dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit, shkruan Express, transmeton Periskopi.

“Pra janë këta 23 persona të ndarë në 23 kërkesa. Dy seanca janë mbajtur dhe dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim”, ka thënë ai.

Në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit për rastin e manipulimit të votave janë arrestuar gjithsejtë 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Si rezultat i manipulimeve të shumta të evidnetuara gjatë rinumërimit fillestar, KQZ ka marrë vendim që të çojë në rinumërim të gjithë vendvotimet./Periskopi

Shpërndaje në: