Policia: 11 efektivë të lënduar nga sulmet me molotov dhe mjetet e forta

Policia: 11 efektivë të lënduar nga sulmet me molotov dhe mjetet e forta

Policia ka njoftuar se 11 efektivë, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia shton se janë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre, shkruan A2CNN, transmeton Periskopi.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

Eskalon protesta në Shqipëri, protestuesit hedhin molotovë- pesë policë përfundojnë në spital me djegie

Shpërndaje në: