Nesër vranësira dhe shi – temperaturat arrijnë deri në 12 gradë
Në vendin tonë nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen nga 0 gradë, ndërsa maksimalet e ditës deri në 12 gradë Celzius.
“Temperaturat minimale 0 deri 3 gradë Celzius. Temperaturat maksimale 8-12 gradë Celzius. Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-6m/s”, thonë mes tjerash nga IHMK./Periskopi/



