Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike

Avdullah Hoti nga LDK ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, raporton Periskopi.

Hoti ka shkruar se do të merr përgjegjësinë për “barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë”.

“Në këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë.

Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon; dhe ku energjia e re bashkohet me përvojën për ta kthyer LDK-në në alternativën kryesore qeverisëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Postimi:

Shpërndaje në: