Liverpooli nis kontaktet e para me Xabi Alonson
Xabi Alonso mund të mos jetë gjatë i papunë.
Kjo pasi që ai mund të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij, Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm.
Ishte diskutuar që ai do të merrte drejtimin e “Reds” që tani, por këto ishin të pavërteta pasi që trajneri aktual, Arne Slot do të vazhdojë deri në fund të sezonit.
Alonso, është i papunë që nga shkarkimi i tij nga Real Madridi më 12 janar pas humbjes nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës./Periskopi/



