Mbeturinat pluskojnë nëpër Liqenin e Badocit
Për shumë është burim i ujit, por kohëve të fundit Liqeni artificial i Badocit është mbushur me mbeturina, teksa afër pendës shihen shumë shishe e gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij.
Dhe, për shkak të turbullirës së ujit, që nga 13 janari autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët që të mos e konsumojnë atë, shkruan REL, transmeton Periskopi.
1.Kështu dukej Liqeni i Badocit më 17 janar 2026.

2.Mbeturina të shumta mund të shihen në brigjet e Liqenit të Badocit, por edhe në ujë, pranë pendës, që ka një lartësi prej 45 metrash.





