Pas raportimit të Periskopit, AUV e heq nga tregu qumështin për foshnje “Aptamil”

Pas raportimit të Periskopit, AUV e heq nga tregu qumështin për foshnje “Aptamil”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur që ta heq nga tregu qumështin për foshnje “Aptamil”, për të cilin Periskopi kishte raportuar se është i rrezikshëm për fëmijët. 

Ani se para një muaji AUV tha se qumshti Aptamil është i sigurt për konsum, sot doli me  njoftimin se ka vlerësuar që niveli i rrezikut është serioz, pasi në të  identifikuar prania e substancës Cereulide.

Periskopi pati raportuar për rastin javë më parë, çka solli edhe reagimin e instiucioneve në vend.

Alarm nga institucioni i Komisionit Evropian: Ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë edhe në Kosovë

Reagimi i plotë:

Njoftim pë Opinionin
Prishtinë, 26.01.2026
AUV njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar njoftimin me nr. 2026.0598, lidhur me produktin ushqimor për foshnje APTAMIL dhe në një seri të këtij produkti, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është identifikuar prania e substancës Cereulide, dhe është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu.
Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri.
AUV u bën thirrje konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

Reagon kompania nga Kosova që importon qumështin “Aptamil”, i kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus

 

Shpërndaje në: