Rama në Knesset: Xhelati është Hamasi, derisa të çarmatosen dhe të çmontohen, Gaza s’do të ketë qetësi

Rama në Knesset: Xhelati është Hamasi, derisa të çarmatosen dhe të çmontohen, Gaza s’do të ketë qetësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalim në parlamentin izraelit.

Rama u shpreh mbi konfliktin në Gaza, duke theksuar se xhelati i palestinezëve është vetë Hamasi.

Gjithashtu ai shton se Gaza nuk do gjejë qetësi derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet. Pa këtë elemenet, për Ramën nuk do ketë paqe.

Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e tij e terrorit kundër njerëzve të tij dhe kundër kombit hebre dogma totalitare se asnjë jetë palestinezë dhe hebrenjtë duhet të largohen. Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet asnjë paqe nuk do zgjasë dhe të arrihet”, tha Rama.

Ndërkohe qe kreu i qeverise shqiptare shpreh se e konsideronte si një nder të veçantë pritjen në parlamentin izraelit, duke theksuar se respekti i treguar nuk i përket atij personalisht, por Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Ai vlerësoi qëndrimin historik të shqiptarëve ndaj hebrenjve, duke theksuar se vendi që përfaqëson ka bërë më shumë se shumë kombe të tjera për popullin hebre.

“Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, u shpreh Rama./Periskopi/

Netanyahu pret Ramën, e quan mik të madh: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Shpërndaje në: