Ambasadori britanik i shkon Kurtit në zyrë, kërkon krijimin e institucioneve

Ambasadori britanik i shkon Kurtit në zyrë, kërkon krijimin e institucioneve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit nga ZKM, temë e diskutimit ka qenë formimi i institucioneve.

“Diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral”, thuhet në njoftim.

Ndryshe,në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me mbi 51% të votave dhe pritet të ketë 57 vende në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Më 9 janar, KQZ-ja kishte njoftuar se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërsa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Megjithatë, procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.

Si i vërejti KQZ manipulimet me vota?

Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës për to. Dyshimet lidhen me dallime të konstatuara mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.

Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera të vendit, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.

Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata më pas caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre./Periskopi/

Mbi 80 mijë vota të dyshuara për manipulim – çfarë tregon rinumërimi i votave deri tani

Këta janë 109 të ndaluarit për vjedhje votash në Prizren

Reuters raporton për arrestimet masive për falsifikimet me vota: Turp i madh për Kosovën që synon anëtarësimin në BE

Shpërndaje në: