Zhurma e aeroportit shkakton pakënaqësi në komunat e pasura të Zyrihut
Banorët e Gold Coast “në revoltë” kundër zhurmës së avionëve
Banorët e komunave të pasura pranë Zyrihut, të njohura si “Gold Coast” (Bregu i Artë), janë të indinjuar nga rregulloret e reja që lejojnë avionët në aeroportin e Cyrihut të nisen drejt jugut, një masë që synon të rrisë sigurinë kur erërat fryjnë nga një drejtim i caktuar, përcjell albinfo.ch.
Të mësuar me qetësi dhe rehati në lagjet e tyre të begata, banorët e këtyre komunave pritet të përballen me rritje të ndjeshme të zhurmës nga fluturimet, pasi nisjet jugore do të kalojnë mbi zonat e tyre. Për këtë arsye, përfaqësuesit e zgjedhur lokalë po i nxisin qytetarët të reagojnë kundër këtij rregulli të ri.
Kryetari i komunës së Küsnachtit, Markus Ernst, u ka bërë thirrje banorëve që “të paraqesin kundërshtime dhe të dërgojnë një sinjal të qartë për ruajtjen e cilësisë sonë të jetesës”./Periskopi



