S’shkoi në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” largon punëtorin nga puna
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka larguar nga puna një punëtor, S.B., i cili dyshohet se ka munguar mbi 68 ditë në punë.
Në njoftim thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Më datë 27.01.2026, Ndërmarrja Trepça Sh.A ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e z.S.B
Bazuar në raportet zyrtar, i njëjti ka munguar mbi 68 ditë në pune.
Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 të Rregullores nr. prot. 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.
Sipas kësaj rregulloreje, shkelje e rëndë konsiderohet mungesa nga puna pa arsye tri ditë rresht ose pesë ditë brenda 12 muajve.
Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. Prot:800 datë 27.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerje e marrëdhënies së punës, pasi që i njëjti ka munguar për më shumë se 68 ditë për këtë përudhë është paguar./Periskopi/



