AME për përmbytjet e janarit: 196 intervenime dhe 42 persona të evakuuar

AME për përmbytjet e janarit: 196 intervenime dhe 42 persona të evakuuar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), Shefki Abdullahu, ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet e fundit që prekën vendin.

Ai në një konferencë për media njoftoi se në janar kanë trajtuar mbi një mijë raste, ndërsa kanë realizuar 196 intervenime gjatë përmbytjeve.

“Numri i rasteve të kordinuara ka qenë 1,007 raste, janë realizuar 196 intervenime në vërshime, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë (24), 63 intervenime teknike, si dhe persona të evakuuar kanë qenë  42”, tha Abdullahu.

Mes tjerash, drejtuesi i AME-së duke folur për këtë zhvillim tha se i gjithë reagimi institucional ka qenë i suksesshëm dhe sipas tij ka parandaluar pasoja më të rënda për jetën e qytetarëve dhe infrastrukturën kritike,

“Megjithatë, mbetet e nevojshme që të ndërmerren veprime konkrete për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e pajisjeve”, theksoi Abdullahu./Periskopi

Shpërndaje në: