Pajaziti: Shqetësuses fakti që askush s’po merret me mangësit që të shmanget rritja e çmimit të rrymës

Pajaziti: Shqetësuses fakti që askush s’po merret me mangësit që të shmanget rritja e çmimit të rrymës

KESCO sot ka kërkuar sërish nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që t’ia aprovojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21 për qind me planin vjetor të shpenzimeve, shruan Periskopi.

Gazetari i ekonomisë, Avdyl Pajaziti për Periskopin ka kometuar këtë.

“E gjithë kjo po ndodh edhe këtë herë si rezultat i keqmenaxhimit të këtij sektori. Me keqmenaxhim nënkuptohet moskryerja me kohë e remonteve, gjë që ka shkaktuar rënien e shpeshtë të blloqeve të termocentraleve të korporatës Energjetike të Kosovës. Si pasojë, gjenerimi i energjisë elektrike nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe vendi është detyruar të importojë energji me çmime tejet të larta. Gjithashtu, shuma të mëdha financiare janë shpenzuar edhe për transportin e energjisë elektrike, të cilat kanë arritur shifra milionëshe.”, tha ai për Periskopin.

Pajaziti tha se ajo që është shqetësuese, është fakti se nuk është vërejtur ndonjë interesim serioz nga askush për përmirësimin e këtyre mangësive.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se nuk është vërejtur ndonjë interesim serioz nga askush për përmirësimin e këtyre mangësive, me qëllim që të shmanget rritja e çmimit të energjisë elektrike. Të gjithë këta faktorë, si dhe mosndërmarrja e masave për rregullimin e këtij sektori, kanë bërë që Kosova të paguajë deri në 250 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike për vitin 2025. Mosreflektimi i bartësve të këtij sektori nga viti në vit, fatkeqësisht, po ndikon në rritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike, e kjo rritje po ndikon drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve të tjera elementare, duke rritur ndjeshëm koston e jetesës për konsumatorët kosovarë.”, është shprehur tutje ai./Periskopi/

Janina Ymeri: Qeveria po zhvat xhepin e qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit total të sektorit energjetik

KESCO propozon rritje të çmimit të rrymës rreth 21%

Shala: Çdo rritje 15–20% e energjisë është shuarje graduale e ekonomisë

Shpërndaje në: