Interi rikthen veteranin
Ivan Perisic eshtë shumë pranë një rikthimi të bujshëm te Interi.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, 36-vjeçari ka arritur nje marreveshje me zikaltërit për t’u transferuar nga PSV Eindhoven dhe po ushtron presion që të marrë driten jeshile per finalizimin e operacionit, transmeton Periskopi.
Palët janë ende në bisedime për detajet përfundimtare, por në ambientin e Inter-it ka optimizëm se marreveshja mund të mbyllet së shpejti.
Perisic, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në aventuren e tij te meparshme ne Milano, shihet si një përforcim me përvojë që mund t’i japë thellësi dhe fleksibilitet repartit ofensiv.
Rikthimi i kroatit do të përfagësonte jo vetëm një zgjidhje të menjëhershme për Inter-in, por edhe një rikthim simbolik t një lojtari që ka kontribuar ndjeshem ne sukseset e klubit në vitet e fundit.



