Sapo u vendos në Kuvend – Për ose dorëheqjen e tij vendoset me votë të fshehtë

Sapo u vendos në Kuvend – Për ose dorëheqjen e tij vendoset me votë të fshehtë

Aktualisht është duke u mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovsë (LDK), derisa pritet që kryetari, Lumir Abdixhiku, të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kaluar fazën e diskutimit në mënyrë që votimi për zgjedhjen e liderit të partisë, nëse votimi do të jetë i fshehur apo i hapur.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së është vendosur se votimi të bëhet i fshehtë.

Votimi zhvillohet në kuadër të Kuvendit të Punës të partisë, ku 300 delegatë do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo dorëheqjen e ofruar nga Lumir Abdixhiku./Periskopi

Kuvendi i LDK-së po i vazhdon punimet me dyer të mbyllur – Cili do të jetë fati i Abdixhikut?

Shpërndaje në: