Shtohet mbrojtja ndaj Altin Dumanit pas kërkesës së Kreut të SPAK

Shtohet mbrojtja ndaj Altin Dumanit pas kërkesës së Kreut të SPAK

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj prokurorit Altin Dumani.

Kërkesa vjen në një kohë kur presioni ndaj Dumanit është rritur, për shkak të një sërë hetimesh të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë periudhës kur ai ishte kryeprokuror i SPAK, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Sipas vendimit të komisionit, përveç Altin Dumanit, janë miratuar masa mbrojtëse edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme, mes të cilëve edhe prokurori Dritan Prençi./Periskopi/

Shpërndaje në: