Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi
Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka reaguar ndaj mënyrës se si po prezantohet Miroslav Lajçak në opinionin publik, duke thënë se sot të gjithë po sillen sikur nuk e kanë dashur dhe kanë qenë kundër tij.
Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Lajçak ka qenë partner i afërt dhe i besuar i Albin Kurtit dhe Fatmir Bislimit deri te Marrëveshja e Ohrit, dhe zhgënjimi ka nisur vetëm kur Lajçaku nuk ka vepruar sipas pritshmërive të Kurtit.
“Albin Kurti e mbante Lajçakun si partner evropian “të preferuar”, deri në momentin kur erdhi Ohri dhe Lajçaku s’e luajti lojën sipas pritjeve të Kurtit. Aty filloi zhgënjimi.”, shkroi ndër të tjera Arifi në postimin e tij.
Miroslav Lajçak së fundmi u bë pjesë e skandalit pasi u përmend në dosjen e financierit skandaloz, Jeffrey Epstein.
Postimi i tij:
Krejt sot po sillen sikur kërkush s’e paska dashtë Lajçakun e sikur të gjithë paskan qenë kundër tij.
Ma kadal bre. Veç me u ditë e mos me u harru.
Deri te Marrëveshja e Ohrit, Miroslav Lajçák ishte dost i Kurtit dhe i Bislimit.
Sa ndeja i kanë pasë te Ridi, tu mbajtë Kurti ligjërata filozofike e “intelektuale”, e aprovo Lajçaku, me gojë të hapur siç thoshte edhe ai analisti i VV shumë i mençum je, Kurti.
Albin Kurti e mbante Lajçakun si partner evropian “të preferuar”, deri në momentin kur erdhi Ohri dhe Lajçaku s’e luajti lojën sipas pritjeve të Kurtit. Aty filloi zhgënjimi.
Kur Haradinaj dhe liderët e opozitës kërkonin orientim kah Amerika e jo kah Lajcaku, Kurti thoshte:
“S’jemi na Meksikë me u kufizu me Amerikën, na jemi Evropë.”
Pastaj erdhi Ohri.
Dhe u prish kumaria.
Prej aty nisi rishkrimi i historisë:
– Lajçaku u bë problemi
– Evropa u bë e padrejtë
– të gjithë “gjithmonë” paskan qenë kundër tij
Politika ka memorie të shkurtër, por faktet nuk zhduken.
E kjo histori, sado që po tentohet me u harru, ka qenë krejt ndryshe./Periskopi/



