Everton tenton ta marrë Zhegrovën, por Juventusi refuzon ofertën

Everton tenton ta marrë Zhegrovën, por Juventusi refuzon ofertën

Siç raporton “The Athletic”, klubi anglez Everton ka bërë një ofertë për të huazuar mesfushorin sulmues të Kosovës, Zhegrovën, gjatë këtij merkatoje dimërore.

Megjithatë, drejtuesit e Juventusit e refuzuan menjëherë kërkesën, duke mos pranuar largimin e tij nga Torino.

Për momentin, Zhegrova nuk ka grumbulluar minutazhë të mjaftueshme me ekipin e Juventusit, dhe situata e tij pritet të mbetet nën vëzhgim deri në fund të merkatos.

Ky refuzim i Juventusit tregon qartë se ata duan ta mbajnë mesfushorin në skuadër, pavarësisht interesimit nga Anglia./Periskopi/

Shpërndaje në: