Tentim vjedhja në një artari në Kaçanik, pronari flet për rastin
Pronari i një artarie në Kaçanik, ku ishte tentuar një vjedhje e rëndë, ka bërë të ditur se të dyshuarit e përfshirë në këtë rast janë edhe pesë persona të tjerë për të cilët siç tha ai nuk janë bërë publikë.
Avdyl Kerim Fera bën të ditur për KosovaPress se dy persona janë shtetas të Serbisë, përkatësisht nga qyteti i Prokuples, dhe tre shtetas të Kosovës, dy nga Podujeva e një nga Llausha e Skenderajt.
Fera, ka thënë për KosovaPress se të dyshuarit nuk kanë arritur të grabisin arin, veçse të shkaktojnë dëme në dyqan.
“Rreth orës 1:30 të natës kemi marrë një informatë që disa persona kanë tentuar për vjedhje, kanë tentuar me thyer lokalin mbrapa dyqan… Fatmirësisht dëme nuk ka, përshkak se policia ka vepruar menjëherë dhe momentin që kane tentuar me hy brenda janë arrestuar. Supozohet të jenë dy serb nga Serbia të Prokuples dhe tre qytetarë të Kosovës dy nga Podujeva dhe një nga Llausha e Skenderaj. Sipas një informate të policisë janë edhe pesë persona që janë përfshirë në ketë rast, porse nuk janë të njoftuar për opinionin, supozohet se janë të Kaçanikut”, tha Fera.
Një akt i tillë i kishte ndodhur Ferës edhe para 10 vjetëve në lokalin e tij të vjetër në Kaçanik.
Në orët e hershme të 1 shkurtit, policia e Kosovës në komunën e Kaçanikut ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas së Serbisë, për tentim vjedhje e rëndë.
Ndërkohë, në orën 1:40 të mëngjesit, policia ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën Ismail Raka ne Kaçanik. Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas kosovarë.
Këtë për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policissë për rajonin e Ferizajr, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve, ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike, çelësa të ndryshëm, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe dorëza.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore./Periskopi



