“Hajdutë të pashoqë”, Berisha me akuza të forta ndaj deputetëve që mbrojnë Ramën
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tension.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Verisha, ka marrë fjalën e tij, duke akuzuar deputetët e mazhorancës.
Fillimisht, deputetët demokratë bllokuan foltoren, por për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda.
“Ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë.”/Periskopi



