Gjergj Dedaj thotë se është kërcënuar dhe kanosur nga mbështetësit e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosjes
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedonin e Veriut, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se është duke u përballur me kërcnime, kanosje, dhe nxitje të urrejtjes, si në rrjete sociale po ashtu edhe fizikisht, siç thotë ai nga mbështetësit e Vjosa Osmanit dhe segmente të caktuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Dedaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka lajmëruar në organet e rendit për këto kërcënime, raporton Periskopi.
“Mbështetësit e Vjosa Osmanit dhe segmente të caktuara brenda LVV, më kërcnojnë, kanosin dhe nxisin dhunë e urrejtje ndaj meje, në rrjetet sociale por edhe fizikisht!Kam njohtuar Policinë e Kosovës, që të ndëmarrin masa të parandalimit të kanosjes nga individ të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, të cilët nuk pajtohen me qendrimet e mija politike, pluraliste dhe demokratike, madje duke mos ngurruar të kanosin, fyejnë dhe të nxisin dhunë dhe urrejtje ndaj meje”, ka shkuar ai.
Dedaj ka bërë të ditur se “Policia e Kosovës, është zotuar se do të bëjnë hetim të plotë dhe ka filluar angazhim të pavarur dhe profesional, qe të zbardhen të gjitha rastet e kanosjes sime fizike, autorët të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe shtetit ligjor”.
Ai ka thekësuar se “asnjë kërcënim dhe as kanosje e këtyre hijenave politike, kundër ligjit dhe barazisë, kundër mendimit të lirë e të pavarur politik, qofshin të nxitura edhe nga strukturat politke të regjimit aktual”.
“Nuk do të më ndalin të shprehi bindjet e mija politike, për zhvillimet në Kosovë, në mbrojtjen e rendit demokratik ,barazisë qytetare, shtetit ligjor, demokracisë dhe vlerave të integrimit Euroatlantik të Republikës së Kosovës!!”, ka thënë Dedaj./Periskopi/
Postimi i plotë:



