Faton Peci si VV`ja – Tenderin e parë e jep njëburimor – kaq është vlera

Faton Peci si VV`ja – Tenderin e parë e jep njëburimor – kaq është vlera

Nuk kanë kaluar pak muaj nga marrja e mandatit të Kryetarit të Mitrovicës nga Faton Peci, që garoi nën llogon e Vetëvendosjes. Fillimi i punës së Pecit nis me një tender një burimor, në vlerë prej 35 mijë euro për pastrim.

Kontrata është dhënë më 2 shkurt 2026 , ndërsa nënshkrimi i saj është lënë për 3 mars 2026 . Kontrata ka të bëjë me “ Mirëmbajtje higjeniko-sanitare në objektin e komunës dhe institucioneve tjera vartëse”, vlerat e përgjithshme të saj janë 36 mijë euro për një periudhë prej tre muajsh, raporton Periskopi.

Në këtë procedurë ka pasur vetëm një ofertues, që edhe e ka fituar tenderin operatori ekonomik “MBUROYA SH.P.K ” , me seli në Prizren. Kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët, ndonëse në këtë rast nuk ka pasur garë dhe oferta.

Vendimi për një tender të tillë vjen në një kohë kur kryetari aktual sapo ka nisur ushtrimin e detyrave, dhe një nga veprimet e tij para të një qeverisjeje të re lokale ka qenë një kontratë një burimore.

Ligji për Prokurimin Publik i Kosovës e parasheh që tenderi njëburimor mund të jepet vetëm në kushte të veçanta, kur një produkt ofrohen vetëm nga një operator apo në kushte emergjente. Duke u nisur nga fakti, që ka të bëjë me pastrim, dhënia e tenderit bie ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ky rast i shtohet listës së gjatë të tenderëve njëburimor që i ka dhënë pushteti i Vetëvendosjes nëpër ministri, ndërmarrje publike dhe komuna./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: