Krasniqi u “mëshon” ShBA-së dhe BE-së për Listën Serbe, thotë se ndërkombëtarët po e politizojnë çështjen

Krasniqi u “mëshon” ShBA-së dhe BE-së për Listën Serbe, thotë se ndërkombëtarët po e politizojnë çështjen

Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, u ka dhënë një ‘leksion’ Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që i reaguan vendimit të inicuar nga ai në KQZ, për mos njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të Listës Serbe. Vendim ky që u rrëzua nga PZAP.

Krasniqi, në emisionin “60 minuta” të KTV, është shprehur se politizimin e kësaj çështje po e bëjnë ndërkombëtarët.

“Politizimi nuk është duke ardhur nga KQZ, politizimi është duke ndodhur nga akterët e njëjtë që e kontrabanduan Listën Serbe më 2013 duke e bërë pjesë të sferës politike që përfaqëson edhe komunitetin serb”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se në mesin e atyre akterëve që e futën Listën Serbe në sferën politike në vend janë ndërkombëtarët.

“Mund të pyesim edhe këta të BE-së, edhe përfaqësitë diplomatike, diplomatë e ish-diplomatë që me veprimet të tilla i kanë bërë Kosovës, por më shumë dëm komunitetit serb”.

Ndryshe, ShBA ishte shumë e ashpër me KQZ për këtë çështje duke thënë se me këso veprimesh anti-ligjore, po “gërryhen” raportet e ShBA-së me Kosovën./Periskopi

Shpërndaje në: