Bastisje në Leposaviq, gjenden armë, pjesë të uniformave dhe 7 flamuj të Serbisë

Bastisje në Leposaviq, gjenden armë, pjesë të uniformave dhe 7 flamuj të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një bastisje mbrëmjen e së martës në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.

Sipas raportit ditor të Policisë, bëhet e ditur se në këtë shtëpi janë gjetur dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Leposaviq/03.02.2026 – 21:15. Njësiti policor ka bërë bastisje në një shtëpi të pa banuar në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë. Rasti është duke u hetuar. /Periskopi

Shpërndaje në: