Zhduket prej 3 ditësh bariu në Tepelenë

Zhduket prej 3 ditësh bariu në Tepelenë

Humbin gjurmët e një bariu nga fshati Mezhgoran, Bashkia Tepelenë në Shqipëri. Policia në kërkim të tij.

Ylli Dine, 65 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjarët e tij tre ditë më parë, pasi ka humbur çdo kontakt me njerëzit e tij të afërt. Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Aktualisht po zhvillohet një aksion kërkim-shpëtimi në lumin Vjosë, pasi 65-vjeçarit i janë gjetur kërraba dhe velenxa në breg të lumit, çka ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë ose të jetë vetëhedhur në ujërat e rrëmbyeshme të Vjosës, shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi.

Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: