Ringjallet shpresa për gjetjen e Bleona Matës, nëna e saj: Jam e shkatërruar

Ringjallet shpresa për gjetjen e Bleona Matës, nëna e saj: Jam e shkatërruar

Shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur 16 vjet më parë, janë rindezur.

Sipas gazetares shqiptare, Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe gjendet në Gjermani.

Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi në emisionin “Kosova Today” tha se për 16 vjet me radhë po e kërkon të bijën, por pa rezultat.

“Unë që 16 vjet s’kam punuar,vetëm e kam kërkuar vajzën dhe jetoj tek prindërit. Jam shkatërruar në të gjitha anët”, tha ajo.

Ndërkohë avokati i familjes së Bleonës, Idajet Beqiri tha se personat që kanë rrëmbyer vajzën, mund të dënohen prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Po ashtu, Beqiri tha një çift i dyshuar që mund ta ketë grabitur Bleonën, është identifikuar./Periskopi/

Shpërndaje në: