Sulmet izraelite, vriten 20 persona në Gaza
Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një ndihmës mjekësor, janë vrarë dhe afro 40 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza, thonë spitalet.
Ushtria izraelite tha se tanket dhe avionët kryen “sulme të sakta” kundër atyre që i quajti “terroristë” të cilët hapën zjarr ndaj trupave në veri të Rripit, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.
Ushtria shtoi se sulmi ndodhi pranë Vijës së Verdhë, përtej së cilës forcat izraelite janë të stacionuara në Gaza, dhe se përbënte një “shkelje flagrante” të marrëveshjes tremujore të armëpushimit me Hamasin.
Hamasi akuzoi Izraelin se përdori të shtënat siç tha si “një pretekst të dobët për të justifikuar vazhdimin e vrasjeve dhe agresionit kundër popullit tonë”./Periskopi/



