Chelsea dhe West Ham nën hetim për sjellje të dhunshme dhe provokuese
Football Association (FA) ka konfirmuar se Chelsea dhe West Ham United janë ngarkuar zyrtarisht për moskontrollimin e lojtarëve gjatë ndeshjes së Premier League të zhvilluar të shtunën.
Ndeshja përfundoi 3-2 në favor të Chelsea, por u shoqërua nga një përleshje masive në minutat shtesë, pasi Joao Pedro reagoi ndaj shtytjes së Adama Traore mbi Marc Cucurella.
Në kaosin që pasoi, Jean-Clair Todibo i West Ham u ndëshkua me karton të kuq direkt për kapjen e Joao Pedro rreth qafës, pas një verifikimi të gjatë nga VAR. Referi Anthony Taylor konfirmoi se bëhej fjalë për sjellje të dhunshme./Periskopi/



