Familja shqiptare në Itali u shua nga monoksidi i karbonit, kush janë katër viktimat
Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Itali, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës.
Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, raporton A2CNN.
Gjatë ndërhyrjes janë helmuar lehtë edhe dy efektivë të policisë./Periskopi/
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë humbin jetën nga rrjedhja e gazit



